Ramos pensionohet nga Spanja

  • A.P /
  • 23 February 2023 - 18:38
Ramos pensionohet nga Spanja

Futbollisti Sergio Ramos është pensionuar nga Kombëtarja e Spanjës në moshën 36-vjeçare.

Lojtari i Paris Saint-Germain sot gjatë ditës bëri të ditur se i ka dhënë fund futbollit të luajtur me ekipin kombëtar.

Ramos ka fituar tre tituj kryesor gjatë kohës sa ka qenë pjesë e Spanjës. Në vitin 2010 ai fitoi Kupën e Botës, kurse në vitet 2008 dhe 2012, Kombëtarja e tij u shpall kampion europian.

“Këtë mëngjes kam marrë një telefonatë nga trajneri aktual, dhe më tha që nuk do jem pjesë e planeve të tij”, ka deklaruar Ramos

(Kosova Sot Online)