Carlo Ancelotti flet për të ardhmen e tij

  • E.K /
  • 25 February 2023 - 12:16
Carlo Ancelotti flet për të ardhmen e tij

Të lënë pas nga Barcelona në La Liga, Real Madridi duhet të luftojë fortë për t'u rikthyer në garën për titull. Carlo Ancelotti duhet të gjejë zgjidhjet, e ardhmja e të cilit është përmendur nga mediat iberike. Disa prej tyre treguan se tekniku italian do të largohej nga Reali dhe se Florentino Pérez po eksploronte rrugë të tjera, duke përfshirë ato që të çonin te Raul, Xabi Alonso dhe Zinedine Zidane.

Këtë të premte, italiani, emri i të cilit lidhet me Brazilin, bëri një bilanc të së ardhmes së tij. Kur një gazetar e pyeti nëse do të qëndronte edhe vitin e ardhshëm.

 “Mendoj se do të vazhdoj. Unë jam mjaft i qetë. Unë kam një kontratë. Kam vetëm një gjë për të bërë: të fitoj ndeshje.” Do të nisë këtë fundjavë me një derbi të nxehtë ndaj Atletico.

(Kosova Sot Online)