Pronari i Chelseat dëshiron ta blejë skuadrën nga Ligue 1

  • E /
  • 25 February 2023 - 13:26
Pronari i Chelseat dëshiron ta blejë skuadrën nga Ligue 1

Marc Keller, presidenti i Strasburgut, së fundmi ka folur me pronarin amerikan të Chelseat, Todd Boehly, i cili është shumë i interesuar për të blerë klubin francez.

Sipas informacioneve të L’Equipe, këta të fundit janë shumë të interesuar për RCSA, një klub financiarisht i shëndoshë që ata mund të ndihmojnë për t’u rritur, veçanërisht nëpërmjet huazimeve të lojtarëve.

Mbetet të shihet nëse kjo marrëveshje do të materializohet.

Aktualisht, Boehlyt nuk po i ecën aspak mirë me Chelsean.

(Kosova Sot Online)