Munishi: Jam shtylla më e fortë e futbollit

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 16:14
Munishi: Jam shtylla më e fortë e futbollit

Derbi kryesor i javës, Llapi-Prishtina, i takoi kryeqytasve që fituan 2:0 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Në minutën e 41-të, Prapashtica shënoi për ta kaluar Prishtinën në epërsi.

Krejt në sekondat e fundit të ndeshjes, Endrit Krasniqi shfrytëzoi gabimin e portierit të Llapit, Ilir Avdylit dhe dyfishoi epërsinë, çka doli të ishte epilogu i këtij takimi në fund.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi nuk i kurseu as lëvdatat për veten.

“Fituam ndaj një ekipi shumë të mirë. Ia kemi shkaktuar humbjen e parë Llapit, që vinte pas një serie të mirë. Është dashur shumë energji për lojtarët, trajnerin, stafin dhe logjistikën e klubit për ta kthyer besimin. Unë jam trajneri më i mirë në Kosovë. Për çdo gjë mund të më sulmojnë. Por, unë dhe futbollistët e mi jemi shtylla më e fortë e ekipit, ndërsa unë jam shtylla më e fortë e futbollit të Kosovës. Te ne duhet të ngritët vetëdija”, u shpreh Munishi.

(Kosova Sot Online)