A mund të largohet Salah nga Liverpooli

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 15:38
A mund të largohet Salah nga Liverpooli

Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpooli gjatë verës që vjen.

Sulmuesi egjiptian do t’ju thotë lamtumirë “Reds” mbi të gjitha nëse klubi anglez nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Fichajes”

Përfaqësuesi egjiptian pëlqehet nga Paris Saint-Germaini, ndonëse e kishte vazhduar kontratën vitin e kaluar.

Klubi nga “Parku i Princave” është i gatshëm t’i paguajë 80 milionë euro për kartonin e “Faraonit”.

Kohë më parë spekulohej për një transferim të mundshëm të ish-futbollistit të Baselit, Chelseat, Romës e Fiorentinës në La Liga. 


(Kosova Sot Online)