Conte do të largohet nga Tottenhami

  • A.P /
  • 27 February 2023 - 19:34
Conte do të largohet nga Tottenhami

Massimo Carrera, i cili ka punuar për shumë vite si asistent i trajnerit Antonio Conte në Juventus dhe në Itali, sheh që trajneri i Tottenham Hotspur do të kthehet së shpejti në Serie A

Derisa Carrera ka qenë pjesë e stafit të Conte nga viti 2012 deri më 2014, pastaj për Kombëtare nga viti 2014 deri më 2016, ai ka filluar që të jetë trajner vet dhe ka qenë trajner i Spartak Moskës, Aek Athinës dhe Barit.

Me kontratën e Contes që po shkon drejt fundit në Spurs dhe me shqetësimet e tij shëndetësore që kanë bërë që ai të jetë më i kujdesshëm për familjen, ka disa raporte që theksojnë kthimin e mundshëm të tij në Itali.

“Mendoj se ai ia del mirë kudo që shkon, pasi që Antonio është njëri prej trajnerëve më të mirë që është në këtë rreth. Kushdo që e punëson atë do ta bënte zgjidhjen më të mirë të mundshme”, tha Carrera për Tuttosport.

“Pavarësisht a është në Itali apo jashtë, unë dëshiroj që ai të jetë i lumtur, pasi që është si vëllai i imë”.

Puna e tij më e fundit në Itali ishte me Interit, ku ai fitoi titullin e Serie A, ka thashetheme që Conte në fund të këtij cikli do të kthehet në Juventus.

“Duhet ta pyesni atë”, u kundërpërgjigj Carrera me buzëqeshjen e tij kur u pyet për këtë hamendësime.

Conte me të vërtetë famën më të madhe e mori si trajner i Juventusit, ku ai po ashtu kishte luajtur për ta që disa vite, duke fituar tre tituj të Serie A, nga viti 2012 deri më 2014.

Ai ka qenë trajner edhe i Italisë, kurse ushtroi zejen e trajnerit edhe te Chelsea, Interi dhe është trajner i Tottenhamit nga nëntori i vitit 2021. 

(Kosova Sot Online)