Ja votat e Xhakës për më të mirët e vitit

  • A P /
  • 28 February 2023 - 15:07
Ja votat e Xhakës për më të mirët e vitit

Granit Xhaka ka votuar për më të mirët e vitit 2022 si kapiten i Kombëtares së Zvicrës.

Ylli i Arsenalit e zgjodhi kampionin e freskët të botës, Lionel Messi me pikë maksimale, ndërsa të dytin e vendosi Luka Modricin, për sukseset e tij me Real Madridin dhe me Kombëtaren e Kroacisë, e cila përfundoi e treta në Kupën e Botës.

Ndërkaq, të tretin në listë e vendosi Kylian Mbappen, i cili shfaqi formë të jashtëzakonshme në vitin që shkoi dhe ishte protagonist edhe në Botërorin e Katarit, përkundër faktit që humbi në finale.

Lionel Messi u zgjodh lojtari më i mirë i vitit në botë duke e fituar këtë çmim për herë të shtatë, ndërsa trajneri i vitit ishte Lionel Scaloni e portieri më i mirë, Emiliano Martinez, në dominimin absolut të argjentinasve në çmimet kryesore.

(Kosova Sot Online)