Klopp nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli

  • A.P /
  • 01 March 2023 - 15:15
Klopp nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli përkundër faktit se nuk po i ecin punët mirë kohëve të fundit.

Aktualisht, “Reds” gjenden në vendin e shtatë në Premierligë, por kjo nuk e pengon trajnerin gjerman të mendojë se e ardhmja e tij do të jetë e lidhur me klubin nga “Anfield Road”.

“Ne kemi të ardhme së bashku. Është vendim yni se si t’i menaxhojmë gjërat. Kemi vlera, kemi principe”, ka thënë fillimisht ish-trajneri i Borussia Dortmundit.

“Ne nuk duam të jemi ndryshe si klub. Ne kemi të ardhme së bashku”, vazhdoi Klopp.

(Kosova Sot Online)