Sonte na pret 'El Clasico' e parë e Copa del Rey

  • A.P /
  • 02 March 2023 - 14:31
Sonte na pret 'El Clasico' e parë e Copa del Rey

Gara për titull të kampionit në La Liga përkohësisht do të ndërpritet dhe krejt sytë e tifozëve të futbollit sonte do të jenë të kthyer kah Copa del Rey.

Real Madridi dhe Barcelona do të përballen mes vete në “El Clasicon” e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në Spanjë.

“Los Blancos” i mposhtën rivalët e Atletico Madridit 3:1 në çerekfinale për të depërtuar në gjysmëfinale, ndërsa ekipit të Xavit i mjaftoi vetëm një gol për ta eliminuar Real Sociedadin

Kampionët e Spanjës, të Evropës dhe të Botës janë duke e mirëpritur trofeun e Copa del Rey në kabinetin e tyre të trofeve pasi, besoni ose jo, “Mbretërit” nuk e kanë fituar këtë kupë që nga sezoni 2013/14.

Cacerano dhe Villarreali u dorëzuan paraprakisht nga superioriteti i Realit, i cili më pas e mundi Atleticon falë golave të Rodrygos, Karim Benzemas e Vinicius Junior, derisa për “Los Colchoneros” realizoi Alvaro Morata.

Reali vjen nga barazimi me Atleticon në La Liga, ku nuk i mjaftoi goli i yllit të ri, Alvaro Rodriguez.

Nga ana tjetër, Barcelona u shokua nga humbja prej Almerias, e cila ia mbajti gjallë shpresat për titull Realit, që aktualisht i ka 7 pikë më pak se “Blaugrana”.

Vitin e kaluar, Reali barazoi 1:1 me Barcelonën në gjysmëfinale në lojën e parë, ndërsa u mposht 0:3 në lojën e kthimit në “Bernabeu”.

“El Clasico” e gjen Barçën në një moment të vështirë pas humbjes nga Almeria në ligë dhe pas eliminimit nga Liga e Evropës pas humbjes nga Manchester United sot një javë.

Barça nuk do të mundë të llogarisë në sulmuesin kryesor, të lënduarin Robert Leëandoëski, por që do t’i rikthehet Ansu Fati.

Kjo është hera e 11-të në 13 sezonet e fundit që Barcelona shkon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Kjo e sontmja do të jetë “El Clasico” numër 252 mes Real Madridit dhe Barcelonës

Në janar të këtij viti, Barça fitoi 3:1 në finale të Superkupës së Spanjës, duke iu kthyer rezultatit identik të tetorit të vitit të kaluar.

Dueli i sontëm do të fillojë në orën 21:00, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 5 prill në “Camp Nou.

Në mes të këtyre dy përballjeve, Barcelona dhe Real Madridi do të luajnë në La Liga më 19 mars. 

(Kosova Sot Online)