Neymar do të mungojë ndaj Bayernit

  • A.P /
  • 03 March 2023 - 14:38
Neymar do të mungojë ndaj Bayernit

Neymar do t’i mungojë Paris Saint-Germainit në dy ndeshjet e ardhshme, përfshirë edhe ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munichit në Ligën e Kampionëve.

Kjo është konfirmuar këtë të premte nga Christophe Galtier, i cili u paraqit në një konferencë për media

Sulmuesi brazilian pësoi një dëmtim të ligamentit të kyçit të këmbës gjatë  fitores dramatike 4:3 të parisienëve ndaj Lille, më 19 shkurt. Ai u largua nga fusha me barelë dhe i përlotur gjatë ndeshjes në “Parc des Princes”.

Neymar po shpresonte të ishte i gatshëm së paku për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales, kundër Bayern Munichit, më 8 mars.

(Kosova Sot Online)