Simeone kandidat për stolin e Sevillas

  • A.P /
  • 03 March 2023 - 21:12
Simeone kandidat për stolin e Sevillas

Sevilla po kalon një moment shumë delikat teksa janë afër vendeve të rënies.

Ditët e fundit është përfolur për zëvendësimin e mundshëm të Sampaolit në fund të sezonit me Marcelo Gallardo, ish-trajneri i River Plate, i cili ka qenë objektivi kryesor, por e vërteta është se, çuditërisht, Diego Pablo Simeone është gjithashtu një opsion për drejtuesit e Sevillas, sipas burimeve pranë skuadrës andaluziane.

Me pozicionin e tij gjithashtu në dyshim te Atletico Madrid, Sevilla mund t’i besojë trajnerit argjentinas stolin.

Kujtojmë se Simeone luajti për 2 sezone me fanellën e Sevilla në 1992-1994.

(Kosova Sot Online)