Partizani triumfon në derbin ndaj Tiranës

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 21:28
Partizani triumfon në derbin ndaj Tiranës

Partizani ka shënuar një fitore të rëndësishme në javën e 24-t në Kategorinë Superiore.

Përveçse triumfuan në derbin ndaj rivalit lokal, Tiranës, për “Demat e Kuq” ishte e rëndësishme kjo fitore edhe për faktin se ia rrëmbyen rivalëve të tyre pozitën e liderit në tabelë

Partizani triumfoi me rezultatin e pastër 2:0, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Air Albania”.

Christian Mba (20’) dhe Tedi Cara (80’) shënuan në fitoren e Partizanit.

Partizani pas kësaj fitore prin në tabelë me 40 pikë, aq sa ka edhe Tirana, tani si e dyta në tabelë. 

(Kosova Sot Online)