Patrice Evra i impresionuar me Granit Xhaken në këtë sezon te Arseanli

  • S.A /
  • 07 March 2023 - 11:04
Patrice Evra i impresionuar me  Granit Xhaken në këtë sezon te Arseanli

Ylli i dikurshëm i Man Utd,  ka mbetur i mahnitur me performancat e Xhakës me Arsenalin. Patrice Evra ka vetëm  falë të mira për futbollistin kosovar dhe paraqitjet e  në këtë sezon me Arseanlin, shkruan "Kosova Sot Online".

“Gunners” janë duke shkëlqyer në Premierligë, ku janë duke udhëhequr dhe duke shkuar me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit.

E njëri prej lojtarëve që është duke i mahnitur të gjithë në këtë edicion është edhe Xhaka. Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në paraqitjet e “Gunners” dhe këtë e kanë parë edhe ekspertët e futbollit dhe ish-futbollistët e njohur.

Ish-mbrojtësi i njohur i Manchester Unitedit dhe i Juventusit, Evra ka zbuluar se në vitet e kaluara, ai dhe Thierry Henry e kishin kishte kritikuar përfaqësuesin zviceran, madje nuk mund ta shihnin Arsenalin me Xhakën kapiten.

Por, me paraqitjet e tij të 18 muajve të fundit, Xhaka ka bërë që ish-futbollisti francez ta ngrisë në qiell 30 vjeçarin.

“Më kujtohet kur ai vërshëllehej dhe kontestohej në stadium. Dhe, kur më kishte thirr Henry, më pat thënë: ‘Patrice, do ta shikojmë këtë ndeshje’. Unë i pata thënë: ‘Unë nuk mund ta shikoj Arsenalin’. Më kujtohet kur ai e ndezi televizorin dhe kur e pa Xhakën me shiritin e kapitenit, e ndali televizorin,”, deklaroi fillimisht ish-përfaqësuesi francez për mediat britanike.

“Por, duhet t’u japësh mundësi dhe kredit këtyre lojtarëve, sepse kjo është ajo që mund ta shfaqin ata (në këtë rast Xhaka) kur kanë karakter. Unë e di se në po flasim shumë për Parteyn, por unë dua të them fjalë të mëdha, shumë të mëdha dhe ta përgëzoj Xhakën”, u shpreh tutje Evra.

Tifozët e Arsenalit e kanë harruar zënkën me Xhakën dhe tash futbollisti kosovar është heroi i tyre i ri.

Nëse “Topçinjtë” e fitojnë titullin e kampionit sivjet, pas pritjes prej dy dekadash, njëri prej më meritorëve do të jetë Granit Xhaka.

(Kosova Sot Online )