A e dini pse Klopp vrapon në pjesën e parë?

  • A.P /
  • 08 March 2023 - 13:49
A e dini pse Klopp vrapon në pjesën e parë?

Eksperti gjerman Jurgen Klopp njihet për metodat e tij të rrepta të punës, e ndër to është karakteristike vrapimi drejt dhomave të zhveshjes gjatë pjesës së parë.

Liverpool ka mposhtur të dielën 7-0 Manchester United dhe kështu ka shënuar fitoren më të madhe në historinë e rivalitetit të derbit më të madh të Anglisë.

Pas një goli në pjesën e parë, “Të kuqtë” tundën plot gjashtë herë rrjetën në pjesën e dytë dhe kështu shkatërruan rivalin e tyre më të madh. Çfarëdo që bëri Klopp në pjesën e parë, u shpagua.

Pushimi në pjesën e parë nisi me vrapimin e gjermanit drejt dhomës së zhveshjes, gjë që tashmë është bërë ritual i tij dhe për të cilin ai kishte folur edhe më herët. Për Klopp, pjesa e parë është një nga momentet më të rëndësishme në përgatitjen e ndeshjes.

Arsyen e ka shpjeguar edhe më herët. Domethënë, ekipi i tij stërvitor përgatit pamjet gjatë pjesës së parë dhe Klopp vrapon nëpër tunel për të shfrytëzuar minutat në mënyrën më të mirë dhe për të analizuar ato klipe të pjesës së parë që i janë dhënë nga ekipi i ekspertëve.

"Unë me të vërtetë, me të vërtetë ndonjëherë pres me padurim për përfundimin e pjesës së parë. Janë tre, katër ose pesë minuta që të mund t'i rregullojmë gjërat. Është një kohë shumë e rëndësishme. Në pushim i lë lojtarët të marrin frymë dhe stafin mjekësor të kontrollojë nëse janë OK”, tha Klopp.

(Kosova Sot Online)