Operohet Neymar

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 15:16
Operohet Neymar

Sezoni 2022/23 ka marrë fund për Neymarin.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, sulmuesi brazilian ka vendosur ta kryejë një intervenim kirurgjik për ta zgjidhur çështjen e nyjës së këmbës, të cilën e lëndoi më 19 shkurt në ndeshje me Lillen.

Ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës është operuar sot në mëngjes në Doha të Katarit, njoftojnë mediat franceze

Me këtë rast, merr fund këtu sezoni për përfaqësuesin brazilian, të cilin nuk e kanë lënë rehat lëndimet në vitet e fundit.

Ky mund të jetë edhe fundi i eksperiencës së Neymarit në Paris pasi flitet se gjatë verës ai mund të largohet nga “Parku i Princave”.

Për 31 vjeçarin thuhet se interesim kanë shfaqur klubet angleze, mbi të gjitha Chelsea, që mund të tentojë ta transferojë në verë.

Neymar njihet për rekordin e thyer për transferin më të shtrenjtë në histori të futbollit, 222 milionë euro, nga Barcelona në PSG.

(Kosova Sot Online)