Zbulohet vendimi i PSG-së për trajnerin Galtier

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 17:24
Zbulohet vendimi i PSG-së për trajnerin Galtier

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier, dhe këshilltari i futbollit te ky klub, Luis Campos, pritet të qëndrojnë së paku deri në fund të këtij sezoni, pavarësisht një tjetër dështimi në Evropë.

Parisienët u eliminuan në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, duke mbetur sërish larg realizimit të ëndrrës për t’u kurorëzuar si kampionë evropianë

Sipas “Le Parisien”, pronarët nga Katari çuditërisht zgjedhën të vazhdojnë bashkëpunimin me Galtierin dhe Camposin. Sipas mediumit francez, vetëm humbja e titullit në Ligue 1 mund t’i kushtojë atyre me humbje të vendit të punës.

PSG-ja aktualisht ka një epërsi prej 8 pikësh ndaj rivalëve kryesorë, Marseille, që është në pozitën e dytë në tabelë.

PSG-ja thuhet se do të mbikëqyrë një rindërtim të skuadrës me Kylian Mbappen, i cili do të jetë në qendër të gjithçkaje. Ylli francez tha se nuk ishte aq i befasuar nga eliminimi në Ligën e Kampionëve, duke thënë se ishte maksimumi që mund të bënin. Ai la të nënkuptohet se ende nuk është ndërtuar një skuadër në gjendje për të triumfuar në Evropë.

“Le Parisien” vlerëson se kampionëve francezë i duhen të paktën dy mbrojtës, dy mesfushorë dhe dy sulmues. Por, transferimi i gjithë këtyre futbollistëve mund të jetë problem i madh, shkaku i FFP-së.

Paris Saint-Germainit do t’i duhet gjithashtu të shesë ose të rikthejë lojtarët e tyre të huazuar që tashmë konsideroheshin të tepërt ndaj kërkesave. 


(Kosova Sot Online)