Interi pëson humbje nga Spezia

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 22:55
Interi pëson humbje nga Spezia

Interi është rikthyer me humbje në shtëpi, duke rrezikuar kështu për ta humbur edhe pozitën e dytë në tabelë.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi pësoi humbje sonte në udhëtim kundër Spezias

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Alberto Picco” përfundoi me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje i takoi jave së 26-të në Serie A.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa ishin vendasit që kaluan pastaj të parët në epërsi, me golin e shënuar nga Daniel Maldini (55’).

“Nerazzurrët” ia dolën të barazonin shifrat përmes Romelu Lukakut (83’), i cili shënoi nga pika e penalltisë.

Por, vetëm katër minuta më vonë, ishte M’Bala Nzola (87’) që riktheu epërsinë e vendasve nga penalltia.

Goli i tij doli të jetë edhe vendimtar në fitoren e Spezias.

Spezia pas kësaj fitore ka 24 pikë dhe renditet në pozitën e 17-të.

Interi mbetet në pozitën e dytë me 50 pikë, vetëm dy pikë më shumë se Lazio, që nesër (e shtunë) e luan ndeshjen e kësaj jave, kundër Bolognas. 

(Kosova Sot Online)