Përplasen tifozët pas ndeshjes Llapi – Ballkani

  • A.P /
  • 12 March 2023 - 16:29
Përplasen tifozët pas ndeshjes Llapi – Ballkani

Llapi dhe Ballkani e zhvilluan një ndeshje spektakolare sot, të cilën në fund e fituan llapjanët me rezultat 3:2, ku nuk munguan kthesat në rezultat.

Por, hije të keqe këtij takimi spektakolar i qitën tifozët,

Në fakt, pas përfundimit të ndeshjes, pati përplasje mes tifozëve llapjanë dhe të atyre suharekas, ku nuk mungoi as hedhja e gjësendeve dhe i karrigave në anën kundërshtare.

U desh të intervenonte policia, për t’i qetësuar gjakrat, ndërsa thuhet se ka edhe të arrestuar.

Pra, dhuna u rikthye në futbollin kosovar pas një situate të qetë të kohëve të fundit. 


(Kosova Sot Online)