Ancelotti përfshihet në dokumentarin për Real Madridin

  • S.A /
  • 13 March 2023 - 08:24
Ancelotti  përfshihet në dokumentarin për Real Madridin

Dokumentari “Real Madrid: Hasta el final” i realizuar Apple TV ka sjellë në dritë një skenë të paprecedentë nga zhveshtorja e klubit spanjoll në Ligën e Kampionëve të edicionit të kaluar. Nga pjesë të shkëputura, janë edhe dy ndeshjet e Los Blancos ndaj Chelseat në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online".

“Kam vdekur, i vdekur… nëse nuk vdes sot, jam i pavdekshëm”, dëgjohet duke thënë Carlo Ancelotti.

“E pabesueshme, çfarë atmosfere. Faleminderit të gjithëve” , kishte thënë italiani para kamerës që po incizonte brenda zhveshtores së tyre.

Real Madrid kishte fituar 3-1 në ndeshjen e parë në Stamford Bridge, por Chelsea i vuri në skilet kur shënoi tri gola në Santiago Bernabeu.

Rodrygo kishte realizuar për 3-1 në dhjetë minuta të mbetura nga koha e rregullt dhe në kohën shtesë Benzema shënoi në minutën e 96-të, për t’i eliminuar Blutë. 

(Kosova Sot Online )