Angazhimi i DEA-s në Shqipëri e zhvesh lakuriq personalitetin dhe pushtetin e rrezikshëm kriminal të Edi Ramës

Angazhimi i DEA-s në Shqipëri e zhvesh lakuriq personalitetin dhe pushtetin e rrezikshëm kriminal të Edi Ramës
Angazhimi i DEA-s në Shqipëri e zhvesh lakuriq personalitetin dhe pushtetin e rrezikshëm kriminal të Edi Ramës

Nexhat Haziri

  • 13 March 2023 - 07:25

Shkruan: ANALISTI - Nexhat Haziri

Vjedhja dhe blerja votave me paratë e krimit të organizuar dhe nga korrupsioni, ku trafikantët e drogës kanë qenë ata që kanë financuar fushatat e zgjedhjeve të partive politike, në të dyja nivelet e pushteteve, atij lokal dhe qendror, dhe jo rrallë herë ata kanë qenë përcaktuesit vendimtar se kush duhet të jetë kryetar i Bashkisë, deputet, ministër apo cila parti duhet të qeverisë me Shqipërinë. Në këtë drejtim po ashtu duhet ta cekim edhe cenimin e fjalës së lirë dhe blerja e kushtëzimi i medieve për të mbajtur anën e partisë në pushtet, siç është situate tani e medieve të cilat kontrollohen në mas të madhe nga qeveria e kryeministrit aktual Rama.

-Angazhimi i DEA-s amerikane në zgjedhjet vendore të majit në Shqipëri ka dy anët e medaljes. Por paraprakisht thotë shumë për nivelin e demokracisë dhe mundësisë për zgjedhje të lira e të pakontestuara nga palët në Shqipëri.

Ana e parë e kësaj medalje është ajo që shpërfaq lakuriq realitetin e Shqipërisë, sidomos tani nën regjimin Rama, një shteti kandidat për anëtarësim në BE, me një demokraci gjysmë funksionale për të mos thënë me demokraci të dështuar, me një historik problematik të proceseve zgjedhore, të manipuluara dhe të kontestuara nga palët që jo rrallë herë kanë prodhuar dhunë dhe viktima. Vjedhja dhe blerja votave me paratë e krimit të organizuar dhe nga korrupsioni, ku trafikantët e drogës kanë qenë ata që kanë financuar fushatat e zgjedhjeve të partive politike, në të dyja nivelet e pushteteve, atij lokal dhe qendror, dhe jo rrallë herë ata kanë qenë përcaktuesit vendimtar se kush duhet të jetë kryetar i Bashkisë, deputet, ministër apo cila parti duhet të qeverisë me Shqipërinë. Në këtë drejtim po ashtu duhet ta cekim edhe cenimin e fjalës së lirë dhe blerja e kushtëzimi i medieve për të mbajtur anën e partisë në pushtet, siç është situate tani e medieve të cilat kontrollohen në mas të madhe nga qeveria e kryeministrit aktual Rama.

Ana tjetër e kësaj medalje të angazhimit të DEA-s në zgjedhjet vendore në Shqipëri, padyshim që përbën një lajm të mirë sepse vet prezenca e kësaj agjencie amerikane mund ti frenoj fenomenet shqiptare të cilat e cekëm më lart në procesin zgjedhor, dhe kështu që do ta ndihmoj Shqipërinë dhe shqiptarët drejt një procesi demokratik dhe të lirë të zgjedhjeve vendore dhe të vendos standarde demokratike që duhet ti respektoj një vend si Shqipëria që aspiron anëtarësimin në BE. Krijimi i mundësisë së qytetarëve për të votuar të lirë dhe për ta përcaktuar qeverisjen e tyre dhe respektimi I këtij vullneti është bazament i demokracisë dhe i një shoqëri të emancipuar. Dhe në këtë aspekt mendoj se angazhimi iDEA-s amerikane do të jetë shumë domethënës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".