Neymar dëshiron të pensionohet

  • A.P /
  • 13 March 2023 - 17:11
Neymar dëshiron të pensionohet

Neymar Jr dëshiron të përfundojë karrierën e tij në Paris Saint-Germain.

Braziliani ishte i lidhur shpesh me një rikthim në Barcelonë në të kaluarën, por sipas “The Athletic”, ai dëshiron të qëndrojë në kryeqytetin francez

Neymar ka shënuar 118 gola në 173 paraqitje në të gjitha garat për PSG-në, pavarësisht se ka luajtur vetëm 54.7% të ndeshjeve të parisienëve që nga viti 2017.

31-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. Në marrëveshje ekzistojnë edhe opsionet që të rinovohet kontrata edhe për dy sezone tjera, gjë që pritet të bëhet nga ish-sulmuesi i Barcelonës.

Neymar aktualisht është jashtë fushës për PSG-në, pasi i është nënshtruar një operacioni në kyçin e këmbës.

Ai do të jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit. 


(Kosova Sot Online)