Milani dhe Interi në garë për Balogun

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 13:45
Milani dhe Interi në garë për Balogun

Milani dhe Interi raportohet se kanë shprehur interesim për sulmuesin e ri të Arsenalit, Folarin Balogun.

21-vjeçari po e kalon këtë sezon në huazim te Reimsi, atje ku po shkëlqen dhe po tregon formë të lartë.

Reprezentuesi anglez deri më tani ka shënuar 16 gola në Ligue 1.

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se Milani është seriozisht për të nënshkruar me të gjatë verës.

Zlatan Ibrahimovic është në përfundim të karrierës së tij tani, Divock Origi nuk ka arritur të tregojë shumë dhe Olivier Giroud është gjithashtu në fazat e fundit të karrierës së tij, duke i shtyrë kuqezinjtë të kërkojnë një opsion të ri për fazën e sulmit.

Megjithatë, kampionët në fuqi italianë nuk janë të vetmit në këtë garë, pasi edhe Interi po e ndjek Balogun prej disa kohësh.

Romelu Lukaku nuk ka pasur një rikthim pozitiv dhe një marrëveshje e re me Chelsean mund të mos arrihet, Edin Dzeko aktualisht është në rrugën e largimit dhe Joaquin Correa nuk ka përmbushur pritshmëritë e klubit, duke i shtyrë “Nerazzurrët” për të eksploruar mundësitë e reja.

Balogun duhet të rikthehet te Arsenali në fund të sezonit, pasi skadon marrëveshja e huazimit të tij.

Ai me “Topçinjtë” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. 


(Kosova Sot Online)