Liga e Kampionëve vazhdon me dy ndeshjet interesante që zhvillohen sot

  • S.A /
  • 14 March 2023 - 08:45
Liga e Kampionëve vazhdon me  dy ndeshjet interesante që zhvillohen sot

Liga e Kampionëve rikthehet në këtë javë për të zhvilluar ndeshjet e fundit në të tetën e finales. Gara më e madhe për klube në Evropë është afër përfundimit të këtij rrethi, derisa kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje, shkruan "Kosova Sot Online".

Sot (e martë), Interi është mysafir i Portos, derisa ndeshja e parë në Itali kishte përfunduar në të mirë të Nerazzurëve (1-0).

Përballje interesante është edhe ajo në mes të Manchester Cityt dhe RB Leipzigut, derisa ndeshja e parë në Gjermani u mbyll baraz, 1-1.

Që të dy këto ndeshje fillojnë nga ora 11:00.

Ndërsa, po në këtë javë (e premte) do të hidhet shorti për fazën e çerekfinales. 

(Kosova Sot Online )