Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosova – Andorra

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 21:10
Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosova – Andorra

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e Kosovës kundër Andorrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 28 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri”

FFK-ja ka njoftuar këtë të martë se biletat mund t’i blini përmes platformës online në këtë link: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Një person mund të blejë deri në katër bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar. Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online. Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu). Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë. Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).


(Kosova Sot Online)