Milani do të tentoj transferimin e Loftus-Cheek në verë

  • S.A /
  • 17 March 2023 - 08:38
Milani do të tentoj transferimin e Loftus-Cheek në verë

Ruben Loftus Cheek ka një vit që kërkohet nga Milani, por kanë kaluar dy afate kalimtare për transferimin e futbollistëve dhe Rossonerët nuk kanë arritur te ai, transmeton "Kosova Sot Online".

Mesfushori anglez ende nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij në Stamford Bridges pasi nuk është një titullar i rregullt. Largimi drejt Serie A nuk është i pamundur, pasi vet mesfushori kërkon një aventurë të re dhe një klub ku mund të jetë i rëndësishëm.

Calciomercato ka raportuar se drejtuesit e Milanit do të bëjnë të pamundurën për transferimin e mesfushorit në afatin kalimtar veror.

25-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2024 dhe ai nuk po mendon rinovimin e saj.

Lista e gjatë me largime nga Chelsea: 12 lojtarë do t'u thonë lamtumirë Bluve, në mesin e tyre edhe Armando Broja. Chelsea është gati ta shes anglezin nëse Milan do të ofronte një shumë prej 25 milionë eurove në afatin kalimtar të verës.  Gjithsesi në garë për Loftus-Cheek janë edhe skuadra si Newcastle United, Everton, Leeds United dhe West Ham United.

(Kosova Sot Online )