Në takimin e Ohrit me ndërmjetësit ndërkombëtar të shqyrtohen edhe të drejtat kombëtare të komunitetit shqiptarë të Luginës së Preshevës

Në takimin e Ohrit me ndërmjetësit ndërkombëtar të shqyrtohen edhe të drejtat kombëtare të komunitetit shqiptarë të Luginës së Preshevës
Në takimin e Ohrit me ndërmjetësit ndërkombëtar të shqyrtohen edhe të drejtat kombëtare të komunitetit shqiptarë të Luginës së Preshevës

Agim Bajrami

  • 17 March 2023 - 07:33

Shkruan: ANALISTI – Agim Bajrami

Karta e OKB -së lidhur me të drejtat e pakicave kombëtare brenda shteteve anëtare të OKB , garanton dhe siguron, respektimin e plotë të te drejtave të pakicave kombëtare. Edhe Këshillin i Evropës ,në konventat e saja lidhur me të drejtat e pakicave kombëtare ,shtetet anëtare, janë të obliguara në zbatimin e tyre. Po ashtu Bashkimi Evropian, e ka të miratuar kartën e të drejtave të pakicave kombëtare, që detyron, shtetet anëtare, dhe ato që aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së t'i respektojnë të drejtat e komunitetit pakicë në shtetin përkatës.

-Kosova e ka të miratuar dhe të materializuar, praktikuar, kornizën më të avancuar ligjore, dhe kushtetuese, sa i përket ushtrimit praktik të te drejtave të pakicave kombëtare brenda jetës të institucioneve politike,ligjore,gjyqësore,kulturore,ekonomike, dhe të jetës institucionale shtetërore e jetës shoqërore në përgjithësi . Kosova, është model praktik i realizimit të te drejtave ndërkombëtare të komuniteteve pakicë brenda shoqërisë kosovare dhe institucionale. Dhe palët, në takimin e Ohrit,ndërmjetësit ndërkombëtar , para së gjithash , 'Planit të BE-së' duhej të plotësohej me 'Aneks të marrëveshjes bazë', të akorduara nga palët negociuese; Kosova dhe Serbia, dhe Aneksi duhet të parasheh,si në vijim; - Të obligohet , Serbia, që pakicat kombëtare brenda shtetit serb, t'i avancoj në përputhje me standardet ndërkombëtare, dhe për model të merren praktikat e përdorura pakicave kombëtare në Kosovës.

Në Serbi,komunitetit shqiptar i cili jeton në trojet e veta ,prej kohës së para Krishtit , e që dëshmohet me gjenezën,kulturën dhe arti faktet iliro-shqiptare, ndërsa, politika dhe shteti i Serbisë i diskriminon, i detyron të shpërngulën,u pa mundëson të zhvillohen si komunitet kombëtar, për ti humbur gjurmët e gjenezës së shqiptarëve autokton në trojet e tyre dhe nga themelimi i njerëzimit,ndërsa Serbia shtrihet në trojet shqiptare, nga ekspansioni sllav, bazën e zgjerimit të sllave, në atdheun e ilirëve-shqiptare nga rreth shekullit 7 të kësaj erës së re. Serbia, i diskriminon dhe i shtyp madje edhe i asimilon me metoda perfide të dhunës institucionale shtetërore pakicat kombëtare ,përveç diskriminimit, shtypjes dhe asimilimit me dhunë të shqiptarëve,ajo e bënë edhe ndaj pakicës kroate,boshnjake, hungareze,gjermane,rumune,bullgare, rome,etj... Serbia, në asnjë rast, pakicat kombëtare në Serbi nuk u mundëson realizimin e drejtave kombëtare , brenda kornizës ligjore ndërkombëtare. Kosova , edhe në takimin e Ohrit, duhet të vazhdoj të tregohej e gatshme, në mbështetjen e avancimit të të drejtave të pakicave brenda jetës së shoqërisë kosovare.

Por bashkësia ndërkombëtare , duhet që në aneksin e marrëveshjes bazë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë ,të formuloj decidivisht, që Serbia ka obligim ndërkombëtar, dhe në bazë të këtij Aneksi ,t'i avancoj të drejtat e pakicave kombëtarë brenda shtetit serb, në analogji me të drejta e pakicave të komuniteteve jo shqiptare në Kosovë. Dhe implementimi i marrëveshjeve të dalura nga Brukseli, duhet të jenë të ndërlidhura, në simetri , me avancimin e të drejtave ndërkombtare të pakicave kombëtare në Serbi. Avancimi i të drejtave të pakicave kombëtare brenda Kosovës dhe Serbisë duhet të kuptohet si pasuri, të kombeve shtetërorë, e jo frikë dhe mjet për ti përdorur për qëllime politike, dhe manipulime të oligarkisë politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".