Java e 26-të në superligë mbyllet sot
Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen tri ndeshjet e fundit të javës së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Vëmendja kryesore do të jetë në sfidën mes Gjilanit e Llapit.
Të kuqtë nga Gjilani janë të tretit në klasifikim, kanë shtatë pikë më shumë se llapjanët të gjashtit.
Në pesë ndeshjet e fundit, më mirë qëndrojnë gjilanasit, me tre fitore, një humbje e një barazim. Në krahun tjetër, Llapi ka tri humbje e dy fitore.
Skuadra e dytë e tabelës, Ballkani këtë javë i shkon Ferizajt, skuadër që po kalon formë të lartë në stinorin pranveror.
Kampionët nuk dinë për fitore tash e katër xhiro, kanë tri barazime radhazi e një humbje.
Kurse, ferizajasit në pesë ndeshjet e fundit kanë marrë 10 pikë nga 15 të mundshmet. Ata janë të tetit në tabelë më 27 pikë.
Ballafaqimi i fundit është mes Trepçës’89 e Dukagjinit.
89-shi pësoi humbje javën e kaluar, derisa klinasit fituan dy javët e fundit.
Mitrovicasit janë të fundit në tabelë, derisa Dukagjini i pesti në tabelë.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 13:00.
(Kosova Sot Online)