Messi synon ta thyejë rekordin e Ronaldos

  • A.P /
  • 29 March 2023 - 16:01
Messi synon ta thyejë rekordin e Ronaldos

Një natë e paharrueshme për Argjentinën dhe për Lionel Messin.

Skuadra e Lionel Scalonit e mbylli një javë festash në atdhe pas titullit të kampionit të botës në Katar, me një fitore komode ndaj Curaçao.

Rezultati final 7:0, ndërsa shtatë herë fituesi i Topit të Artë realizoi “hat-trick”

Kjo nënkupton se futbollisti i Paris Saint-Germainit arriti në kuotën e 102 golave me Kombëtaren pasi para lojës i kishte 99 sosh dhe ishte në kërkim të numrit jubilar.

Përpara tij gjenden Cristiano Ronaldo me 122 gola dhe Ali Daei me 109.

Këta njëherësh janë tre lojtarët e parë që e arrijnë shifrën e 100 golave e më shumë në nivelin e Kombëtareve.

E tash, synim i kampionit të freskët botëror është që ta kalojë iranianin Daei, i cili i ka 7 gola më shumë, por edhe “CR7”, i cili është 20 gola përpara. 


(Kosova Sot Online)