Aguero goditet nga aritmia në emision direkt, ja cili ishte reagimi i tij

  • S.A /
  • 30 March 2023 - 13:52
Aguero goditet nga aritmia në emision direkt, ja cili ishte  reagimi i tij

Sergio Aguero u detyrua të pensionohej nga futbollit para kohe shkaku i një aritmie kardiake. Një problem i cili e ka befasuar ish-sulmuesin e Manchester Cityt gjatë një transmetimi direkt online. “Kun” përnjëherë ndali së foluri, duke e bërë që të brengosej Ibai Llanos, i cili ishte afër tij, transmeton "Kosova Sot Online" .

Ylli i dikurshëm argjentinas e mbante zemrën dhe e uli kokën poshtë, ndërsa e qetësoi bashkëfolësin pasi e shikoi situatën e zemrës së tij në telefon. “Mendoj se e kisha një aritmi të lehtë”, theksoi fillimisht argjentinasi.

“E kam në kontroll, e monitoroj situatën përmes një çipi, i cili më ndihmon duke më dërgua sinjale”, vazhdoi ish-përfaqësuesi argjentinas. Ibai Llanos e pyeti nëse do të donte ta thërriste mjekun, por Aguero insistoi se kjo nuk ishte e nevojshme. 

https://gorilla.cdnja.co/v/7n/7nV2M.mp4?token=V5xGOUvpex_DKcJsmmphuQ&expires=1680177437

(Kosova Sot Online )