Fatin e duan në Premierligë

  • A.P /
  • 30 March 2023 - 15:24
Fatin e duan në Premierligë

Ansu Fati mund të largohet nga Barcelona gjatë verës që vjen.

Sulmuesi spanjoll është përballur me lëndime dhe me formë të zbehtë kohëve të fundit dhe kjo ka bërë që gjigantit katalunas t’i humbë durimi.

Dhe, klubet angleze i janë vënë pas talentit, shkruan mediumi spanjoll “Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas këtij mediumi, klubet e Premierligës si Chelsea, Manchester United, Arsenali dhe Newcastle janë të interesuar për futbollistin ofanziv.

Sidoqoftë, babai i tij, Bori Fati e preferon më shumë qëndrimin e të birit të tij në La Liga.

“Mendoj shumë rreth Sevillas, që të shkojmë në shtëpi”, deklaroi ai derisa ishte duke diskutuar për të ardhmen e lojtarit të Barcelonës.

(Kosova Sot Online)