Ramos pranë lamtumirës me PSG

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 13:50
Ramos pranë lamtumirës me PSG

E ardhmja e Sergio Ramos në Paris Saint-Germain nuk është aspak e sigurt. Kontrata që e mban të lidhur mbrojtësin spanjoll me kampionët e francës skadon në fundin e këtij sezoni.

Momentalisht gjithçka është pezull për sa i përket rinovimit të 37-vjeçari me PSG. Sipas asaj që raporton francezja “L’Équipe”, një pistë për të ardhmen e ish-kapitenit të Real Madrid, është në Arabinë Saudite.

Al-Hilal dëshiron të ketë në skuadër Sergio Ramos duke i ofruar atij një rrogë marramendëse prej 30 milionë euro në sezon. Në rast të një transferimi në skuadrën saudite, mbrojtësi do të ketë përballë ish-shokun e tij të ekipit Cristiano Ronaldon.

Ky sezon me fanellën e Paris Saint-Germain nuk ka qenë aq shumë i zhurmshëm nga Sergio Ramos. Mbi të gjitha, ai nuk mori një ftesë nga kombëtarja e Spanjës për Katar 2022

(Kosova Sot Online)