Zhegrovës i vjen për ditëlindje vetura super luksoze

  • A.P /
  • 31 March 2023 - 20:05
Zhegrovës i vjen për ditëlindje vetura super luksoze

Edon Zhegrova sot feston ditëlindjen e tij të 24-t.

E me rastin e ditëlindjes, ai bëri të ditur se ka pranuar tashmë dhuratën luksoze, të cilën ai ia ka bërë vetes.

Bëhet fjalë për një makinë të tipit “Ferrari”, për të cilin Zhegrova kishte njoftuar javë më parë se e kishte blerë.

“Sapo e mora për ditëlindjen time”, shkroi 24-vjeçari krahas një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.

Image

(Kosova Sot Online)