Marotta: Lukaku e do Interin

  • A.P /
  • 02 April 2023 - 12:23
Marotta: Lukaku e do Interin

Drejtori i Interit, Beppe Marotta, ka konfirmuar se klubi është i hapur për një marrëveshje të re për transferimin e Romelu Lukakut.

Ai është i huazuar te Interi nga Chelsea deri në fund të këtij sezoni, ku pastaj duhet të rikthehet në “Stamford Bridge”

Lukaku ka shprehur dëshirën për të qëndruar në “Guiseppe Meazza”, pasi u pendua për rikthimin e tij te “Blutë” në vitin 2021.

Drejtori te klubi italian, Beppe Marotta, u shpreh i hapur për të mbajtur sulmuesin belg.

“Kur bëhet fjalë për dashurinë e tij për fanellën e Interit, mund të them se është 10 nga 10. Ai do të kthehet në Chelsea pas huazimit dhe pastaj të gjithë së bashku do të vendosim”, tha fillimisht ai.

“Është e herët ta diskutojmë tani. Shpresoj se paraqitjet e tij të ardhshme do të jenë të mira”, shtoi Marotta.

29-vjeçari me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. 

(Kosova Sot Online)