Rudiger mbetet jashtë për ndeshjen e sotme

  • A.P /
  • 02 April 2023 - 14:14
Rudiger mbetet jashtë për ndeshjen e sotme

Antonio Rudiger nuk është grumbulluar për ndeshjen e sotme të Real Madridit ndaj Valldolidit, të vlefshëm për javën e 27-të në La Liga.

Qendërmbrojtësi gjerman po vuan nga një lëndim në gjurin e majtë. Ky lëndim ka ngjallë frikë te tifozët se ai mund të mungojë edhe në “El Clasicon” e 5 prillit, kur do të zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit,

Sipas gazetarit Mario Cortegana, lëndimi nuk duket të jetë serioz, por mungesa e tij e sotme ka vënë në pikëpytje paraqitjen e tij kundër Barcelonës.

Gazetari tjetër i afërt me klubin nga Madridi, Sergio Quirante, vendimi për ta lënë 30-vjeçarin jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Valladolidit mund të jetë vetëm një masë paraprake, me mbrojtësin që do t’i nënshtrohet disa testeve mjekësore nesër.

Mungesa e mundshme e Rudigerit në “El Clasico” mund të jetë një goditje e madhe për “Los Blancos”, që synojnë përmbysjen e rezultatit dhe kalimin në finale të Kupës së Mbretit.

Kujtojmë se ndeshja e parë gjysmëfinale e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” ishte fituar minimalisht (0:1) nga Barcelona.


(Kosova Sot Online)