Drita ka shënuar fitore ndaj Drenicës

  • A.P /
  • 02 April 2023 - 17:50
Drita ka shënuar fitore ndaj Drenicës

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Drenicës në shtëpi

Leonat Vitija realizoi në minutën e 58-të për ta kaluar Dritën në epërsi.

Rezultati u dyfishua në minutën e 75-të kur Blend Baftiu shënoi.

E për rezultatin 3:0 për gjilanasit u përkujdes Jashari që realizoi katër minuta më pas

Me këtë fitore, Drita rikthehet në pozitën e parë me 55 pikë, një më shumë se Ballkani.

Kurse, Drenica mbetet e fundit në tabelë me 23 pikë dhe rrezikon rënien ngaelita e futbollit kosovar.

Fitore sot shënoi edhe Dukagjini që në shtëpi e mposhti Ferizajn me rezultat 3:1.

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi në minutën e shtatë të ndeshje nëpërmjet Bardhit.

Por, tre minuta më vonë Dukagjini barazoi rezultatin në 1:1 kur shënoi Viktor Hugo.

Në të 60-tën, Marclei Santos përmbysi rezultatin dhe kaloi vendasit në epërsi.

Në minutën e 76-të, Oto John realizoi për epilogun e këtij takimi, 3:1.

Me këtë fitore, Dukagjini shkon në kuotën e 35 pikëve në pozitën e gjashtë.

Në anën tjetër, Ferizaj mbetet në pozitën e parafundit me 28 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online)