Vdes futbollisti i njohur pasi goditet me me thikë

  • A.P /
  • 03 April 2023 - 14:48
Vdes futbollisti i njohur pasi  goditet me me thikë

Humb jetën tragjikisht Francisco J. Naval Pérez, i njohur shkurt me emrin Paco, lojtar i Chipionas, që militon në Kategorinë e Dytë të të rriturve të krahinës së Andaluzisë, në Spanjë.

Paco u vra me thikë ditën e djeshme nga një tjetër 20-vjeçar me të cilin, me sa duket, nuk kishte asnjë lidhje. Autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar.

Paco, 24 vjeç, ka marrë një plagë me thikë në gjoks, pa thënë asnjë fjalë dhe pa pasur asnjë lidhje me agresorin.

Lojtari i ri ishte i martuar dhe kishte një vajzë. Edhe pse u transferua në spital, nuk mundi të mbijetonte.

Vrasësi i dyshuar, i cili nuk kishte precedentë për këtë lloj krimi, po mbahet në qeli në pritje të gjykimit.

Shumë klube, madje edhe nga LaLiga (si Reali i Madridit),  i kanë shprehur ngushëllimet familjes dhe të afërmve të viktimës.


(Kosova Sot Online)