Vendim në NBA: Lojtarëve do t’u lejohet përdorimi i marijuanës

  • A.P /
  • 03 April 2023 - 18:37
Vendim në NBA: Lojtarëve do t’u lejohet përdorimi i marijuanës

NBA dhe NBPA nënshkruajnë një marrëveshje të re kolektive 7-vjeçare.

Ndër ato që u ranë dakord është heqja e marijuanës nga lista e substancave të ndaluara në ligë. Pra, lojtarët do të mund të pinë marijuanë lirisht dhe nuk do të penalizohen nëse zbulohet në gjakun e tyre nëse testohen.

Gjatë pandemisë, përdorimi i marijuanës nga lojtarët e NBA u rrit shumë. Basketbollistët kanë bërë  thirrje për lejimin e kësaj substance, dhe tashmë po festojnë.

Shumë yje të NBA si Sean Kemp dhe Al Harrington kanë deklaruar se kjo substancë ka veti shëruese. Përveç kësaj, u vendos që të kishte një turne në mes të sezonit, ndërsa u ra dakord që në mënyrë që një atlet të pretendonte një çmim individual, ai do të duhej të kishte mbi 65 ndeshje në një sezon të rregullt.

(Kosova Sot Online)