Shtyhet fillimi i ndeshjes në Serie A

  • A.P /
  • 03 April 2023 - 19:39
Shtyhet fillimi i ndeshjes në Serie A

Është shtyrë fillimi i ndeshjes mes Empolit dhe Lecces, e vlefshme për javën e 28-të në Serie A.

Në njoftimin e klubit nikoqir thuhet se fillimi i ndeshjes është shtyrë për shkaqe sigurie.

Ndeshja ishte e paraparë të luhej nga ora 18:30, teksa tani pritet të fillojë në ora 19:30.

Sipas “DAZN”, deri te vendimin për shtyrjen e ndeshjes erdhi për shkak se shpërtheu një zjarr në dhomat e zhveshjes.

Zjarri thuhej se ishte i vogël, por që po përhapej me shpejtësi.

Të dy ekipet u evakuuan në mënyrë që shërbimet zjarrfikëse të mund të hynin dhe të shuanin zjarrin, por duke pasur parasysh se ai u ndez nga sistemi elektrik, ekziston frika për më shumë probleme të mundshme dhe duhet hetuar, veçanërisht në një stadium që mban mijëra njerëz.

Sipas mediave italiane, gazetarët e kuptuan se diçka nuk ishte në rregull vetëm kur lojtari i Empolit, Tommaso Baldanzi, kërkoi të përdorte tualetin në zonën e shtypit të stadiumit “Carlo Castellani”.

(Kosova Sot Online)