Pogba drejt rikuperimit

  • A.P /
  • 04 April 2023 - 13:49
Pogba drejt rikuperimit

Paul Pogba vazhdon të mos jetë i disponueshëm për Juventusin dhe nuk pritet që të jetë gati as në Kupën e Italisë kundër Interit. Megjithatë, mesfushori francez është stërvitur me grupin dhe mund të jetë gati për ndeshjen e radhës në Serie A.

Sipas “Tuttosport, rikthimi i 30-vjeçarit në dispozicion mund të jetë shumë i afërt. Trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri shpreson që të ketë në urdhra Pogban për sfidën delikate ndaj Lazios në fundjavë.

Ish-mesfushori i Manchester United arriti të bëjë debutimin e tij të dytë me Juventusin në sfidën ndaj Torinos dhe në sfidën kundër Romës luajti për pak minuta. Një tjetër dëmtim e detyroi atë të qëndrojë jashtë për të paktën 20 deri 30 ditë.


(Kosova Sot Online)