Xavi për Realin: Ata janë mësuar me rikthime

  • A.P /
  • 04 April 2023 - 13:45
Xavi për Realin: Ata janë mësuar me rikthime

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka dalë në konferencë për shtyp përpara ndeshjes ndaj Realit.

Real Madridi nesër udhëton në ‘Camp Nou’ në kuadër të ndeshjes së dytë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

Ndeshja e parë në ‘Santiago Bernabeu’ u mbyll 1:0 në favor të kalatanasve, transmeton lajmi.net.

E lidhur me këtë takim ka komentuar trajneri i Barçës, duke thënë që Reali janë mësuar me rikthime.

“Madridi mund të vijë nesër dhe ata mund t’ju mundin, ata janë mësuar me rikthimet. Ata janë të preferuarit”, tha Xavi.

Kujtojmë që ndeshja Barcelona – Real Madrid zhvillohet nesër (e mërkurë), nga ora 21:00.

(Kosova Sot Online)