Tottenhami ende në kërkim të timonierit të ri

  • A.P /
  • 04 April 2023 - 20:50
Tottenhami ende në kërkim të timonierit të ri

Tottenham Hotspur është ende në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të Antonio Contes në fund të muajit të kaluar.

Skuadra londineze po udhëhiqet nga Cristian Stellini, i cili do të jetë në rolin e trajnerit deri në fund të këtij sezoni

Tottenhami raportohet se ka kontaktuar me dy trajnerë duke ia ofruar pozitën e trajnerit, por që u refuzua nga të dytë.

Sipas “talkSPORT”, Julian Nagelsmann dhe Roberto De Zerbi janë trajnerët që hezituan t’i bashkohen klubit nga Premierliga.

Nagelsmann, i cili u shkarkua së fundmi nga Bayern Munichi, thuhet se i refuzoi për shkak se preferon të presë për një mundësi më të mirë.

Për gjermanin besohet se interesim ka shfaqur Chelsea, teksa së fundmi ai po lidhet edhe me Paris Saint-Germainin.

Ndërsa, De Zerbi thuhet se refuzoi Tottenhamin pasi dëshiron të qëndrojë edhe më tej te Brightoni.


(Kosova Sot Online)