Freiburgu e eliminon Bayernin nga Kupa e Gjermanisë

  • A.P /
  • 04 April 2023 - 22:50
Freiburgu e eliminon Bayernin nga Kupa e Gjermanisë

Bayern Munichi është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel pësoi sonte humbje në shtëpi ndaj Freiburgut, në ndeshjen e vlefshme për fazën çerekfinale të kësaj gare

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 1:2. Kjo ndeshje u vendos në çastet e fundit.

Dayot Upamecano (19’) kaloi fillimisht Bayernin në epërsi, teksa Nicolas Hofler (27’) barazoi shifrat.

Derisa ndeshja po shkonte drejt mbylljes me rezultat të barabartë, mysafirët fituan një penallti në çastet e fundit (90+5’), të cilën e shndërroi në gol Lucas Holer.

Freiburgu kundërshtarin e fazës gjysmëfinale do ta mësojë pas tërheqjes së shortit.

(Kosova Sot Online)