Ancelotti e komenton fitoren e thellë ndaj Barçës

  • S.A /
  • 06 April 2023 - 08:51
Ancelotti e komenton fitoren e thellë ndaj Barçës

Real Madridi i dha leksion mbrëmë Barcelonës, të cilën e mposhti me rezultat të thellë, 4:0 në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Copa del Rey, transmeton "Kosova Sot Online ".

Karim Benzema ka qenë i jashtëzakonshëm duke i realizuar tre gola, prej tyre njërin nga penalltia, kurse një tjetër e shtoi Vinicius Junior.

“Los Blancos” e kishin humbur lojën e parë në shtëpi, 0:1, por bënë përmbysje të hatashme në Camp Nou ndaj Barçës, e cila i kishte disa mungesa.

E trajneri Carlo Ancelotti po e shijon këtë moment magjik të skuadrës. 

“Gjithçka ishte në rregull. E bëmë një lojë të shkëlqyer dhe e merituam fitoren. Ishte e vështirë në fillim, por në pjesën e dytë ia dolëm mjaft mirë. Jemi të lumtur sepse ishte një ndeshje e vështirë, e menaxhuam mirë. Ishim të pozicionuar mirë dhe në tranzicion i bëmë dëme kundërshtarit”, u shpreh trajneri italian.

Ai e përgëzoi Benzeman për paraqitjen që e bëri, duke thënë se ka ndodhur shpesh që francezi e ka ndihmuar ekipin duke e vendosur vetë lojën. 

(Kosova Sot Online )