FIFA e publikon renditjen e re, kjo është pozita e Kosovës

  • S.A /
  • 06 April 2023 - 12:54
FIFA e publikon renditjen e re, kjo është pozita e Kosovës

FIFA e ka publikuar sot renditjen më të re të Kombëtareve për muajin mars, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kombëtarja e Kosovës nuk ka lëvizur nga pozita e 107-të, të cilën e mbante edhe në ranglistën e kaluar. Dardanët i kanë 1186 pikë, ndërsa vijnë nga barazimet me Izraelin e Andorrën në kualifikimet e Euro 2024. Kurse, Kombëtarja shqiptare ka pësuar rënie në renditje pas humbjes nga Polonia. 

Tash Kuqezinjtë e shohin veten në pozitën e 68-të. E në renditjen e përgjithshme, kampionia e re e botës, Argjentina e mori primatin, e ndjekur nga nënkampionia, Franca, ndërsa Brazili ra në pozitën e tretë. 

(Kosova Sot Online )