Rikthehet Eriksen

  • A.P /
  • 07 April 2023 - 13:55
Rikthehet Eriksen

Cristian Eriksen ka kaluar dëmtimin që mori në kyçin e këmbës dhe është rikthyer në stërvitje me Manchester United.

Mesfushori danez ishte jashtë fushës së blertë që prej muajit shkurt prej dëmtimit që kishte marrë.

Ndërkohë, sipas një reagimi të bërë nga klubi i “Djajve të Kuq”, Eriksen është rikthyer këtë të enjte në stërvitje me grupin dhe nga fotot e bëra publike duket në formë.

(Kosova Sot Online)