Bad News Eagles e arrijnë fitoren e parë në kualifikimet e Majorit

  • A.P /
  • 06 April 2023 - 21:08
Bad News Eagles e arrijnë fitoren e parë në kualifikimet e Majorit

Bad News Eagles e kanë arritur fitoren e parë në kualifikimet për Majorin e Parisit.

Ekipi kosovar arriti që në ndeshjen e dytë të triumfonte ndaj ekipit britanik, Viperio me rezultat 16:9 në hartën “Overpass”.

Pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj ekipit rus, 1WIN, BNE u rikthye dhe pa problem fitoi ndeshjen tjetër.

BNE-së i duhen tri fitore për ta arritur kualifikimin.

Kujtojmë se në dy herat e kaluara, Bad News Eagles ishin kualifikuar në këtë turne, madje duke e arritur edhe fazën “Legends Stage”.


(Kosova Sot Online)