Mehmeti vendimtar në fitoren e Bristol Cityt ndaj Stoke Cityt

  • A.P /
  • 07 April 2023 - 18:53
Mehmeti vendimtar në fitoren e Bristol Cityt ndaj Stoke Cityt

Anis Mehmeti ka shënuar golin e parë këtë sezon me Bristol Cityn në Championship.

Sulmuesi shqiptar shënoi sot kundër Stoke Cityt, që në fund doli të jetë edhe vendimtar për fitoren e skuadrës së tij

Bristol City shënoi fitore në udhëtim me rezultatin 1:2. Për mysafirët goli i parë u shënua nga Zak Vyner (72′), teksa Mehmeti shënoi në minutën e 85-të.

Reprezentuesi i Shqipërisë në këtë ndeshje hyri si zevëndësues në minutën e 81-të.

Për vendasit golin e vetëm e shënoi Nick Powell (36′). Te Stoke City u aktivizua mesfushori i Kosovës, Bersant Celina, që luajti nga minuta e 69-të.

Kjo ndeshje i takoi javës së 40-të në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Bristol City ndodhet në pozitën e 13-të në tabelë me 52 pikë, një më shumë se Stoke City që renditet një pozitë më poshtë. 

(Kosova Sot Online)