Interi ndalet me barazim nga Salernitana

  • A.P /
  • 07 April 2023 - 19:24
Interi ndalet me barazim nga Salernitana

Interi ka regjistruar ndeshjen e katërt radhazi pa fitore në Serie A, duke rrezikuar kështu edhe që të mbetet jashtë top-katërshes në tabelë.

Pas tri humbjeve radhazi, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi sot ndau pikët me Salernitanan, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arechi” përfundoi me rezultatin 1:1.

Rubin Gosens (6′) shënoi për epërsinë fillestare të “Nerazzurrëve”, që ishin shumë afër fitores.

Por, në fund të ndeshjes u shfaq Antonio Candreva (90′), i cili shënoi për të barazuar shifrat dhe për t’ia siguruar skuadrës së tij një pikë nga kjo përballje.

Salernitana, që regjistroi barazimin e pestë radhazi, tani ka 29 pikë dhe ndodhet në pozitën e 15-të në tabelë.

Kurse, Interi është i katërti me 51 pikë, me vetëm një më shumë se Roma e pozitës së pestë. Romakët ndeshjen e kësaj jave do ta luajnë nesër, kundër Torinos. 

(Kosova Sot Online)