Tri ndeshje interesante për sot në Superligë

  • A.P /
  • 09 April 2023 - 09:58
Tri ndeshje interesante për sot në Superligë

Sot do të zhvillohen tri ndeshjet e fundit të javës së 28-të në Superligën e Kosovës.

Ekipi i tretë i Superligës, Gjilani i shkon Ferizajt. Pas një starti të mirë të sezonit pranveror, Ferizajt ka filluar t’i bie forma

Në dy ndeshjet e fundit kanë marr vetëm një pikë, derisa të kuqtë nga Gjilani kanë marr dy pikë në katër sfidat e fundit.

Llapi e pret skuadrën më të dobët të pranverës, Drenicën në Podujevë.

Llapjanët kanë shtatë pikë nga nëntë të mundshmet, derisa ekipi nga Skenderaj nuk di për fitore tash e katër takime. Kjo formë e tyre ka bërë që të bien të fundit në klasifikim, derisa Llapi vazhdon të jetë i pesti.

Ndeshja e fundit është mes Prishtinës e Dukagjinit. Tre pikë është dallimi mes tyre, më mirë qëndrojnë prishtinasit të katërtit, e klinasit të gjashtit.

Kryeqytetasit kanë dy fitore radhazi, derisa Dukagjini tri fitore në katër sfidat e fundit.

Të gjitha ndeshjet do të luhen nga ora 15:00.

(Kosova Sot Online)