Klopp e dëshiron Tchouamenin

  • A.P /
  • 09 April 2023 - 13:32
Klopp e dëshiron Tchouamenin

Liverpooli po përgatitet për ndryshime të mëdha në skuadër, pas një sezoni krejtësisht katastrofik.

Rezultatet e këtij sezoni janë larg pritshmërive, teksa “Të Kuqtë” rrezikojnë të mbeten jashtë edicionit të ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Projekti i Jurgen Klopp është në krizë dhe e vetmja zgjidhje që ata gjejnë është të bëjnë ndryshime të shumta në skuadër për sezonin e ardhshëm.

“El Nacional” ka raportuar se Liverpooli po planifikon të nënshkruajë me Aurelien Tchouamenin, i cili pëlqehet nga Klopp.

Mesfushori francez ishte i lidhur me një transferim në “Anfield” edhe vitin e kaluar, por që në fund përfundoi duke nënshkruar me Real Madridin.

Megjithatë, Tchouameni nuk po ia del të dëshmohet dhe po vazhdon të jetë jashtë formacionit bazë të “Los Blancos”.

Kjo ka bërë që Real Madridi të fillojë të shqyrtojë mundësinë e shitjes së tij, pasi klubi vlerëson se nuk mund të ketë luksin për të pasur një lojtar që kushton shtrenjt në stol.

Dhe, Liverpooli duket se po synon të shfrytëzojë këtë situatë, pasi raportohet se po përgatit një ofertë prej 80 milionë eurosh për 23-vjeçarin.

Aurelien Tchouameni me Real Madridin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.


(Kosova Sot Online)